Referi i derbit City – Arsenal jeton në Manchester, ankohen dhe frikësohen tifozët e “Gunners” - Gazeta Express
string(89) "referi-i-derbit-city-arsenal-jeton-ne-manchester-ankohen-dhe-frikesohen-tifozet-e-gunners"

Sport

Gazeta Express

14/04/2026 14:26

Referi i derbit City – Arsenal jeton në Manchester, ankohen dhe frikësohen tifozët e “Gunners”

Sport

Gazeta Express

14/04/2026 14:26

Kanë nisur polemikat në Angli në prag të ndeshjes së madhe mes Manchester Cityt dhe Arsenalit.

Shkak është bërë vendimi për ta caktuar si gjyqtar Anthony Taylor, njëri prej më të njohurve në Premierligë, por që njëkohësisht banon në Manchester.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga tifozët e “Topçinjve”, të cilët i kanë nisur menjëherë reagimet në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësi dhe dyshime mbi mundësinë e njëanshmërisë, shkruajnë mediat britanike, përcjell “Gazeta Express”.

Edhe pse Anthony Taylor konsiderohet një refer me përvojë të madhe dhe me standard të lartë profesional, fakti që ai jeton në të njëjtin qytet me rivalin e drejtpërdrejtë ka ndezur debat tek tifozët “Gunners”.

Sipas rregullave aktuale, nuk ka asnjë ndalim që një refer futbolli ta drejtojë një ndeshje të një skuadre nga qyteti ku ai jeton, për sa kohë që nuk ka lidhje të drejtpërdrejta me klubin.

Megjithatë, në ndeshje kaq të rëndësishme — sidomos kur bëhet fjalë për përballje që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në garën për titull — çdo detaj analizohet me kujdes maksimal.

Pikërisht për këtë arsye, zgjedhja e Anthony Taylor ka hapur diskutime të shumta, duke qenë se përballja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit konsiderohet si një nga më vendimtaret e sezonit në Premierligë.

Tifozët londinezë kërkojnë më shumë kujdes dhe transparencë në vendime të tilla, ndërsa mbetet për t’u parë nëse polemikat do të kenë ndikim apo do të shuhen sapo topi të nisë të rrotullohet në fushë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement