Nga 20–24 prill, në kampusin e UNI – Universum International College, powered by Arizona State University, po organizohet Panairi Studime Jashtë Vendit, një nga ngjarjet më të mëdha akademike ndërkombëtare në Kosovë, ku 36 universitete nga vende të ndryshme të Evropës po prezantojnë drejtpërdrejt mundësi konkrete studimi për studentët kosovarë dhe rajonin.
Ky aktivitet hap derën për studime në 3+ kontinente, me 805+ bursa çdo vit, ndërsa deri më tani kanë përfituar 2,852+ studentë nga programet ndërkombëtare të mobilitetit. Aktualisht, 11% e studentëve të UNI-Universumit kanë studiuar jashtë vendit përmes bursave ndërkombëtare nga UNI-Universum International College.
UNI është institucioni #1 për ndërkombëtarizim në Ballkanin Perëndimor, me 221+ universitete partnere globale, me akreditim direkt nga Komisioni Evropian ECHE – Erasmus+ Charter for Higher Education, si dhe përfitues i 48% të fondeve Erasmus+ në Kosovë për mobilitet studentor dhe staf akademik.
Studentët kanë mundësi të përfitojnë edhe nga programet Double Degree me universitete prestigjioze ndërkombëtare si:
Arizona State University (SHBA), Ludwigshafen University (Gjermani), Kajaani University (Finlandë) dhe University of Northampton (Mbretëria e Bashkuar). Përmes këtij rrjeti global, studentët mund të studiojnë në 10+ shtete jashtë Evropës, ndërsa bashkëpunimet përfshijnë edhe 6 nga 12 universitetet më të vjetra në botë, të fuqizuara nga Global Network i Arizona State University.
Ky organizim konfirmon suksesin e UNI – Universum International College, powered by Arizona State University si institucioni më #1 në Ballkanin Perëndimor për ndërkombëtarizim, duke ofruar mundësi reale studimi në Evropë dhe më gjerë për çdo student që synon një të ardhme globale.
👉 Shih eventin zyrtar në Facebook: Kliko këtu
Kërkoni informata për të mësuar se si mund ta transformoni të ardhmen tuaj në një kampus global.
📌 Apliko tani: https://universum-ks.org/kerko-info/
📧 Email: [email protected]
📱 Viber & WhatsApp: +383 44 144 062 🚀