Figura të politikës shqiptare në Tiranë, Rama i përmend Konjufcën e Ahmetin,  Abazoviqin e quan të papërsëritshëm - Gazeta Express
string(110) "figura-te-politikes-shqiptare-ne-tirane-rama-i-permend-konjufcen-e-ahmetin-abazoviqin-e-quan-te-paperseritshem"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 11:36

Figura të politikës shqiptare në Tiranë, Rama i përmend Konjufcën e Ahmetin,  Abazoviqin e quan të papërsëritshëm

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 11:36

Kryeministri Edi Rama sot në samitin e Diasporës në Shqipëri, ka bërë bashkë figura të ndryshme politike shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, RMV e Mali i Zi.

Të pranishëm janë aty, ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, Ali Ahmeti, Afrim Gashi e Dritan Abazoviq, ku këtë të fundit, Rama e cilësoi si të papërsëritshëm.

‘’Kudo ku shqiptarët jetojnë rreth e rrotull kufijve të Shqipërisë, duke filluar nga shteti tjetër i pavarur i shqiptarëve Kosova, e pastaj edhe duke vazhduar mke shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të cilët s’do harroj askush janë një popull shtetformues i republikës fqinje dhe mike të RMV, e duke vazhduar edhe me shqiptarët në Mal të Zi e gjetkë. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj për praninë ministrin e Jashtëm Glauk Konjufcën, kryetarin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, mikun tim të vjetë dhe të pazëvendësueshëm Ali Ahmetin, dhe pa diskutim edhe mikun tim të padiskutueshëm të papërsëritshëm Dritan Abazoviç”, ka thënë Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement