Ishte ftuar për intervistim - Sulmon policët dhe arratiset nga dritarja e stacionit - Gazeta Express
string(81) "ishte-ftuar-per-intervistim-sulmon-policet-dhe-arratiset-nga-dritarja-e-stacionit"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 9:50

Ishte ftuar për intervistim – Sulmon policët dhe arratiset nga dritarja e stacionit

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 9:50

Një incident i rëndë është regjistruar në Prishtinë, ku një person i kërkuar nga policia ka arritur të arratiset në mënyrë dramatike nga ambientet e stacionit policor.

Ngjarja ka ndodhur më 13 prill rreth orës 17:30, në Stacionin Policor “Jugu”.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për F.Islami, i cili ishte në kërkim policor dhe ishte shoqëruar për intervistim nga njësia e hetimeve.

Sipas informatave, gjatë qëndrimit në stacion, i njëjti fillimisht ka sulmuar zyrtarët policorë, e më pas ka arritur të arratiset duke kërcyer nga dritarja e katit të dytë.

Gjatë ikjes, ai ka dëmtuar edhe një automjet zyrtar të njësisë së trafikut, përpara se të largohej nga rrethojat e stacionit.

Burime bëjnë të ditur se i dyshuari është larguar në drejtim të lagjes “Kalabria”.

I njëjti konsiderohet recidivist i veprave penale dhe ndaj tij ka urdhër-arrest aktiv.

Njësitet policore janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa kërkimet për kapjen e tij janë në vazhdim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement