Milani do të dëgjojë ofertat për Leaon, ka disa klube të interesuar për të - Gazeta Express
string(73) "milani-do-te-degjoje-ofertat-per-leaon-ka-disa-klube-te-interesuar-per-te"

Futboll

Gazeta Express

13/04/2026 19:00

Milani do të dëgjojë ofertat për Leaon, ka disa klube të interesuar për të

Futboll

Gazeta Express

13/04/2026 19:00

“La Gazzetta dello Sport” konfirmon se Milani do të dëgjojë ofertat për Rafael Leãon gjatë verës, duke pretenduar se “kurrë nuk ka qenë më e lehtë” për ta transferuar anësorin portugez: “Manchester United mund të jetë një opsion”, shkruan mediumi italian.

Milani do të jetë i hapur për ofertat për sulmuesin e tyre, Leão, në afatin veror, konfirmon “Gazzetta”, përcjell “Gazeta Express”.

Portugezi u vërshëllye nga tifozët e tij kur u zëvendësua gjatë humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Udineses të shtunën dhe nuk ka shënuar gol që nga 1 marsi.

Leão ka një klauzolë prej 175 milionë euro që mund të aktivizohet nga 1 deri më 15 korrik, por “Rossonerët” janë të vetëdijshëm se asnjë klub nuk do ta paguajë atë shumë për 26-vjeçarin pas një sezoni tjetër me luhatje forme.

E vetmja variabël e madhe mund të vijë nga Kupa e Botës 2026, edhe pse Leão për herë të fundit ka shënuar me kombëtaren në nëntor 2024.

Raportet e mëparshme pretendonin se Milani do të pranonte oferta rreth 50 milionë euro, dhe “Gazzetta” thotë se “kurrë nuk ka qenë më e lehtë” për ta bindur klubin ta shesë anësorin.

Bayern Munichu dhe Barcelona kanë treguar interes më herët, por nuk kanë hyrë në negociata të avancuara me Milanin apo me përfaqësuesit e lojtarit.

Chelsea ka ofruar rreth 80 milionë euro disa vite më parë dhe mund të jetë ende i interesuar, por sipas “Gazzetta”, sidomos Manchester United “mund të jetë një opsion më i fortë se klubet e tjera”.

Kontrata e Leãos në “San Siro” skadon në qershor 2028.

Ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement