Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t'i bllokojnë portet do të dërgohen në fund të detit - Gazeta Express
string(96) "irani-anijet-e-marines-amerikane-qe-perpiqen-ti-bllokojne-portet-do-te-dergohen-ne-fund-te-detit"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 17:57

Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë portet do të dërgohen në fund të detit

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 17:57

Një ligjvënës i lartë iranian ka paralajmëruar SHBA-në se çdo anije e Marinës që përpiqet t’i bllokojë portet e Iranit do të “dërgohet në fund të detit”, shkruan CNN.

Alaeddin Boroujerdi, anëtar i Komitetit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Kombëtare të Iranit, hodhi poshtë kërcënimin e Presidentit amerikan Donald Trump për bllokimin e porteve iraniane si propagandë pa bazë ushtarake, sipas televizionit shtetëror iranian Press TV.

Boroujerdi tha se SHBA “nuk ka aftësi reale” për ta realizuar këtë kërcënim dhe se vendet e tjera të NATO-s nuk do ta mbështesin një lëvizje të tillë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement