Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif thotë se përpjekjet janë duke vazhduar për ta zgjidhur konfliktin mes SHBA-së dhe Iranit, shkruan BBC.
Kjo vjen pasi negociatat mes dy vendeve – të mbajtura në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, gjatë fundjavës – nuk arritën të prodhojnë marrëveshje.
“Armëpushimi ende po mbahet dhe, ndërsa po flas, përpjekje të plota janë duke u zhvilluar për t’i zgjidhur çështjet e pazgjidhura”, i tha Sharif kabinetit të tij, sipas përkthimit nga agjencia e lajmeve AFP.