Harry Kane si “mbret”, gati pallati i tij përrallor 20 milionësh - Gazeta Express
string(61) "harry-kane-si-mbret-gati-pallati-i-tij-perrallor-20-milionesh"

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 14:12

Harry Kane si “mbret”, gati pallati i tij përrallor 20 milionësh

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 14:12

Harry Kane po e përgatit terrenin për një kthim në Angli në të ardhmen.

Sulmuesi i Bayern Munichut dhe i përfaqësueses angleze e ka bërë investim në ndërtimin e një rezidence kolosale me vlerë prej 20 milionë funtesh (rreth 23 milionë euro) në Surrey.

Bëhet fjalë për një banesë të arkitekturës neo-gjeorgjiane, të cilën banorët lokalë e kanë pagëzuar me emrin ‘Buckingham Palace’.

Kapiteni i Tre Luanëve e transformoi një investim fillestar prej 6.5 milionë funtesh në një projekt faraonik që zgjati 2 vjet në pronën prestigjioze te Wentworth duke e shembur strukturën ekzistuese për ta ndërtuar një rezidencë me të gjitha komoditetet e imagjinueshme duke përfshirë këtu edhe një platformë rrotulluese me vlerë 20 mijë funtesh për të manovruar pa shumë mund flotën e tij të automjeteve luksoze në garazhin nëntokësor.

Përveç estetikës mbretërore në katet e sipërme, rezidenca e ka edhe një bodrum dedikuar tërësisht relaksit dhe argëtimit me pishinë, kinema private, palestër të pajisur me të gjitha veglat dhe një spa, përveç një suite për personelin e shërbimit, shkruan tch.

Kjo lëvizje e futbollistit në fushën e pronave të patundshme nuk mbeti pa u vënë re nga fqinjët që të kontaktuar nga tabloidi “The Sun” konfirmojnë se fasada e rezidencës së Kane i ngjan në mënyrë impresionuese asaj zyrtare të monarkisë britanike duke e shënuar një standard të ri luksi për sulmuesin e Bayernit dhe familjes së tij të madhe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement