Spanja, Kina dhe disa vende të ASEAN kundërshtojnë bllokadën e porteve iraniane - Gazeta Express
string(78) "spanja-kina-dhe-disa-vende-te-asean-kundershtojne-bllokaden-e-porteve-iraniane"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 13:32

Spanja, Kina dhe disa vende të ASEAN kundërshtojnë bllokadën e porteve iraniane

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 13:32

Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar ndaj kërcënimeve të fundit të Presidentit amerikan Donald Trump për një bllokadë të mundshme të porteve iraniane, duke shprehur shqetësim për përshkallëzim të situatës në Lindjen e Mesme.

Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles, ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj këtij propozimi, duke thënë se një bllokadë e tillë “nuk ka kuptim”.

Ndërkohë, Kina ka bërë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje, duke theksuar se mbajtja e ngushticës së Hormuzit e hapur është në interes të përbashkët të komunitetit ndërkombëtar.

Edhe vendet e ASEAN-it, bllok prej 11 shtetesh të Azisë Juglindore që varen shumë nga energjia e Lindjes së Mesme, kanë kërkuar zbatimin e plotë të armëpushimit dhe garantimin e sigurisë detare si dhe lirinë e lundrimit ajror.

Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të organizojnë një konferencë në ditët në vijim me synim rikthimin e lirisë së lundrimit në ngushticën e Hormuzit.

Po ashtu, kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Britania e Madhe “nuk e mbështet bllokadën” e porteve iraniane, duke u pozicionuar kundër çdo mase që mund të rrisë më tej tensionet në rajon, shkruan BBC.

Advertisement
Advertisement
Advertisement