Spalletti bën sikur po ia vjedh veturën Zhegrovës - Gazeta Express
string(49) "spalletti-ben-sikur-po-ia-vjedh-veturen-zhegroves"

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 13:31

Spalletti bën sikur po ia vjedh veturën Zhegrovës

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 13:31

Luciano Spalletti nuk po i jep hapësira Edon Zhegrovës në fushën e gjelbër, por kjo nuk do të thotë se dyshja e Juventusit ka probleme.

Përkundrazi, trajneri italian e ka bërë një gjest simpatik dhe komik së fundmi, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri dhe futbollisti i Juventusit po dilnin nga qendra stërvitore – Continassa për t’i nënshkruar disa autografe.

E derisa ylli kosovar po takohej me disa tifozë që kishin dalë për ta përshëndetur dhe për të kërkuar fotografi dhe nënshkrime nga ai, Spalletti u shtir kinse po ia vidhte veturën Zhegrovës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement