Vdes një punëtor në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i gjashtë i ndërtesës ku po punonte - Gazeta Express
string(87) "vdes-nje-punetor-ne-ferizaj-dyshohet-se-ra-nga-kati-i-gjashte-i-nderteses-ku-po-punonte"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 13:14

Vdes një punëtor në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i gjashtë i ndërtesës ku po punonte

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 13:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj.

Dyshohet se një punëtor i moshës 59-vjeçare, ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti të ndërtimit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës.

“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport të mëvonshëm”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement