Hazard me fjalë të mëdha për Dembélén - Gazeta Express
string(37) "hazard-me-fjale-te-medha-per-dembelen"

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 12:54

Hazard me fjalë të mëdha për Dembélén

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 12:54

Eden Hazard ka folur me superlativa për Ousmane Dembélé, duke e vlerësuar si një nga talentet më të veçantë të futbollit evropian, i cili sipas tij ka vite që ka treguar potencial të madh, por tani po e arrin kulmin e formës.

Ish-ylli i Chelseat dhe Real Madridit ka theksuar se sulmuesi francez ka qenë gjithmonë një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme, por që vetëm së fundmi po e arrin stabilitetin e duhur për ta shfaqur potencialin e plotë, përcjell “Gazeta Express”.

“Është një talent i jashtëzakonshëm, e ka treguar për 10 vite. Tani po luan në nivelin më të lartë dhe po e shfrytëzon më në fund potencialin e tij”, është mesazhi i Hazard për Dembélén.

Deklarata vjen në një moment kur Dembélé po e kalon një periudhë shumë të mirë forme, duke qenë njëri nga lojtarët më vendimtarë për skuadrën e tij në ndeshjet e fundit.

Sulmuesi francez prej kohësh është konsideruar si një nga lojtarët më të talentuar të brezit të tij, por dëmtimet dhe mungesa e vazhdimësisë shpesh kanë ndikuar në karrierën e tij.

Megjithatë, forma e fundit e ka rikthyer besimin se ai mund të bëhet një nga figurat kryesore në futbollin evropian në vitet e ardhshme, sidomos nëse arrin të ruajë vazhdimësinë dhe stabilitetin fizik. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement