Vrau të bijën në Shqipëri para 1viti, Libani refuzon ekstradimin e palestinezit 49-vjeçar - gjykata e Tiranës e shpall të larguar nga vendi - Gazeta Express
string(136) "vrau-te-bijen-ne-shqiperi-para-1viti-libani-refuzon-ekstradimin-e-palestinezit-49-vjecar-gjykata-e-tiranes-e-shpall-te-larguar-nga-vendi"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 12:23

Vrau të bijën në Shqipëri para 1viti, Libani refuzon ekstradimin e palestinezit 49-vjeçar – gjykata e Tiranës e shpall të larguar nga vendi

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 12:23

Gjykata e kryeqytetit ka shpallur të larguar nga vendi Fadi Alwan, palestinezin 49-vjeçar të akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç, ngjarje e ndodhur në shkurt 2025 në Tiranë, raporton Top Channel.

Vendimi u mor pas refuzimit të drejtësisë së Libanit për të ekstraduar në Shqipëri, autorin e dyshuar, i cili u arrestua në këtë shtet më 23 prill 2025.

Përmes një shkrese të datës 18 shtator 2025, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se Republika e Libanit ka refuzuar ekstradimin në Shqipëri në 49-vjeçarit Alwai.

Për shkak se nuk mund të ekzekutohet masa “arrest në burg” e drejtësisë shqiptare, gjykata ka deklaruar ikjen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement