Barça beson te “Remuntada”: Yamal e publikon një foto të LeBron James nga finalet e 2016 - Gazeta Express
string(85) "barca-beson-te-remuntada-yamal-e-publikon-nje-foto-te-lebron-james-nga-finalet-e-2016"

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 12:03

Barça beson te “Remuntada”: Yamal e publikon një foto të LeBron James nga finalet e 2016

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 12:03

Barcelona nuk e ka humbur besimin për përmbysjen e madhe ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve dhe kjo reflektohet edhe te lojtarët e saj.

Mesazhi më i fundit ka ardhur nga talenti i ri Lamine Yamal, i cili e ka ndezur entuziazmin te tifozët me një postim domethënës në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesi i ri “Blaugrana” e ka ndryshuar fotografinë e profilit, duke e vendosur një imazh të LeBron James nga finalet e NBA 2016, kur legjenda amerikane realizoi një nga përmbysjet më të mëdha në historinë e sportit, duke rikthyer serinë nga 1-3 në 4-3.

Një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që shihet si një mesazh i qartë: Barcelona beson te “Remuntada” dhe nuk e ka ndërmend të dorëzohet, pavarësisht vështirësive.

Postimi i Yamal është interpretuar si një motivim për skuadrën dhe tifozët, duke kujtuar se në sport gjithçka është e mundur, sidomos kur bëhet fjalë për përmbysje historike si ajo e realizuar nga LeBron me Cleveland Cavaliers një dekadë më parë.

Megjithatë, gjesti ka hapur edhe diskutime, me disa që e shohin si një sinjal vetëbesimi dhe të tjerë që e konsiderojnë si presion shtesë në një moment delikat të sezonit.

Në çdo rast, mesazhi është i qartë: Barcelona beson dhe është gati të luftojë deri në fund për ta përmbysur rezultatin pas humbjes 0:2 në çerekfinalen e parë në Camp Nou. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement