Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë ët Istogut.
Si pasojë e këtij vetaksidenti ka humbur jetën një person.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 06:00 të mëngjesit policia ka pranuar informatën për një vetaksident në fshatin Dobrushë të Istogut, ku si pasojë shoferi rreth 32 vjeçar ka humbur jetën”, tha Gashi.
Gashi bëri të ditur se shoferi ishte përplasur me një shtyllë të betonit dhe se i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia, ekipet emergjente e zjarrfikësit. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, tha ai.
Në lidhje me rastin, policia dhe njësitë relevante kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti.