Fundi i epokës Orban, arsyet që sollën rrëzimin nga pushteti 16-vjeçar - Gazeta Express
string(69) "fundi-i-epokes-orban-arsyet-qe-sollen-rrezimin-nga-pushteti-16-vjecar"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 7:46

Fundi i epokës Orban, arsyet që sollën rrëzimin nga pushteti 16-vjeçar

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 7:46

Kryeministri hungarez e lexoi gabim elektoratin e tij duke zhvilluar një fushatë gjeopolitike që sulmonte BE-në dhe Ukrainën. Ndërkohë njerëzit shqetësoheshin më shumë për ekonominë, klientelizmin dhe keqmenaxhimin e pushtetit të tij.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka humbur pushtetin pas 16 vitesh, në një disfatë të rëndë që shënon një kthesë të fortë politike në Hungari.

Sipas analizave të mediave ndërkombëtare, Orbán keqinterpretoi elektoratin duke e fokusuar fushatën te çështjet gjeopolitike, me sulme ndaj Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Sondazhet treguan se votuesit ishin më të shqetësuar për ekonominë, korrupsionin dhe keqmenaxhimin e vendit.

Pavarësisht avantazheve të pushtetit dhe kontrollit të gjatë mbi institucionet, sistemi elektoral dhe mediat, kjo nuk mjaftoi për ta shpëtuar nga humbja.

Nuk e ndihmoi as mbështetja e zhurmshme e miqve të tij MAGA, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance. Këta të fundit u investuan plotësisht për aleatin e tyre ideologjik më besnik në Evropë, duke thyer tabunë kundër politikanëve që bëjnë fushatë në zgjedhjet e vendeve të tjera, raporton Politico.eu.

Akuzat për korrupsion

Pakënaqësia ndaj partisë së tij Fidesz u rrit për shkak të lidhjeve me korrupsionin dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Orbán nuk pati asnjë përgjigje të re ndaj ndryshimit qëndrimit të qytetarëve. Ai iu përmbajt me vendosmëri skemës që përdori në tre zgjedhjet e kaluara. Në fushatat pararendëse ai e kishte portretizuar veten si të vetmin njeri të aftë për të mbrojtur interesat hungareze dhe duke shpikur kërcënime të jashtme.

Në këtë fushatë, Orbán akuzoi rivalin e tij se po e tërhiqte vendin drejt luftës duke u rreshtuar atë me liderët e BE-së dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Suksesi i rivalit Peter Magyar

Rivali i tij, Peter Magyar, arriti të përfitojë nga kjo klimë, duke e fokusuar fushatën te çështjet konkrete si kostoja e jetesës, punësimi dhe shërbimet publike.

Mesazhi i tij për një “Hungari moderne dhe evropiane” gjeti mbështetje të gjerë, përfshirë edhe në baza tradicionale të elektoratit të Orbán.

Ekspertët theksojnë se rënia ekonomike, inflacioni dhe perceptimi për korrupsion të përhapur ishin faktorët kryesorë që çuan në humbjen e liderit hungarez.

Të qenit në pushtet ka avantazhet e veta, por mund të kthehet edhe në një barrë. Kështu ndodhi me Orban në këto zgjedhje.

Votuesit ishin të shqetësuar dhe gjithnjë e më të lodhur prej tij dhe partisë së tij në pushtet, Fidesz. Ata e lidhnin këtë parti me klientelizmin dhe korrupsionin që po ndihmon në mbytjen e ekonomisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement