RCD Mallorca: Muriqi, golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas - Gazeta Express
string(67) "rcd-mallorca-muriqi-golashenuesi-me-i-mire-ne-historine-e-mallorcas"

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 7:16

RCD Mallorca: Muriqi, golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 7:16

Sulmuesi Vedat Muriqi ka shkruar historinë me Mallorcan, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Me dy golat e shënuar ndaj Rayo Vallecano, ai arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e skuadrës spanjolle, duke e kaluar rekordin e deritanishëm që mbahej nga legjenda Samuel Eto’o.

Ky rekord i madh i ish-futbollistit të Barcelonës ka qëndruar për vite me radhë, por tashmë Muriqi ka hyrë fuqishëm në librat e historisë së Mallorcas dhe pritet të mbetet aty për një kohë të gjatë.

Edhe klubi spanjoll e ka konfirmuar këtë arritje, duke theksuar se “Muriqi është golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas në La Liga”.

Sulmuesi kosovar po ashtu është futur në garë serioze për “Këpucën e Artë” në Spanjë, pasi ka shënuar 21 gola, vetëm dy më pak se Kylian Mbappé i Real Madridit, ndërsa kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund të sezonit.

Nëse Mallorca arrin të mbajë epërsinë 2-0 ndaj Rayo Vallecano dhe ta fitojë ndeshjen, atëherë skuadra do të ngjitet në vendin e 15-të me 34 pikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement