Ferran Torres po rezulton më efikas se Kylian Mbappé në aspektin e realizimit këtë sezon në La Liga, sipas statistikave të publikuara.
Edhe pse Mbappé mban një reputacion botëror dhe konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë te Real Madrid, të dhënat tregojnë se sulmuesi i FC Barcelona ka shifra më të mira në disa parametra kyç.
Sipas analizës së Opta, Ferran Torres ka qenë më produktiv kur përjashtohen penalltitë:
14 gola pa penallti
Një gol çdo 118 minuta
16.6% realizim i rasteve
Ndërsa Kylian Mbappé ka këto statistika:
15 gola pa penallti
Një gol çdo 148 minuta
13.7% realizim i rasteve
Këto shifra tregojnë se, të paktën në aspektin e efikasitetit për minutë dhe konvertimit të rasteve, Ferran Torres ka qenë më i saktë dhe më i rrezikshëm në këtë sezon të La Ligës. /GazetaExpress/