Vedat Muriqi vazhdon të shkruajë histori me RCD Mallorca në La Liga, duke u konfirmuar si një nga figurat më të mëdha në historinë e klubit ishullor.
Sulmuesi i Kosovës realizoi dy gola në pjesën e parë në përballjen ndaj Rayo Vallecano, duke qenë protagonist absolut dhe duke i dhënë skuadrës së tij një tjetër fitore të rëndësishme.
Me këtë dopietë, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave në La Liga me fanellën e Mallorcas, duke kaluar legjendën Samuel Eto’o, i cili mbante rekordin me 54 gola.
Goleador y gran compañero
𝗟𝗲𝘆𝗲𝗻𝗱𝗮 𝗱𝗲𝗹 𝗥𝗖𝗗 𝗠𝗮𝗹𝗹𝗼𝗿𝗰𝗮 pic.twitter.com/bORs00WRWR— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) April 12, 2026
Ky moment historik e vendos Muriqin në piedestalin e klubit, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Mallorcan në elitën e futbollit spanjoll.
Forma e tij e jashtëzakonshme këtë sezon po e shndërron atë në liderin kryesor të ekipit dhe një nga sulmuesit më të rrezikshëm në kampionat.
MURIQI ES EL MÁXIMO GOLEADOR DEL RCD MALLORCA EN @LaLiga 🏴☠️ pic.twitter.com/RcJnUx0zG4
— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) April 12, 2026
Por arritjet e tij nuk ndalen këtu. Me 21 gola të realizuar këtë sezon, Muriqi është futur fuqishëm në garën për “Këpucën e Artë” në La Liga, duke qenë vetëm dy gola larg superyllit të Real Madrid, Kylian Mbappé.
Performancat e tij po marrin vëmendje të madhe në Spanjë dhe më gjerë, ndërsa “Pirati” po dëshmon se mund të rivalizojë emrat më të mëdhenj të futbollit evropian.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, sezoni aktual mund të shndërrohet në më të mirin në karrierën e tij dhe ta vendosë përfundimisht në mesin e sulmuesve elitë të kontinentit. /GazetaExpress/