Muriqi bëhet legjendë e Mallorcas, e kalon Eto’on dhe e ndjek Mbappen - Gazeta Express
string(67) "muriqi-behet-legjende-e-mallorcas-e-kalon-etoon-dhe-e-ndjek-mbappen"

Futboll

Gazeta Express

12/04/2025 17:41

Muriqi bëhet legjendë e Mallorcas, e kalon Eto’on dhe e ndjek Mbappen

Futboll

Gazeta Express

12/04/2025 17:41

Vedat Muriqi është bërë legjendë e Mallorcas.

Ylli kosovar e shkroi sot emrin e tij në histori të klubit spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.

“Pirati” i realizoi dy gola në pjesën e parë ndaj Rayo Vallecanos duke e thyer rekordin e legjendarit Samuel Eto’o.

Më saktësisht, 31-vjeçari arriti në kuotën e 55 golave të shënuar me klubin ishullor spanjoll, ndërsa ish-sulmuesi kamerunas i kishte shënuar 54 gola me këtë klub.

Gjithashtu, përfaqësuesi kosovar po e ndjek edhe liderin e golashënuesve më të mirë të La Ligas, Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez i Real Madridit i ka shënuar 23 gola në këtë sezon, ndërsa ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios i ka realizuar 21 gola deri tash.

Muriqi pa dyshim është duke e zhvilluar sezonin më të mirë në karrierë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement