Të paktën 30 persona u vranë në një rrëmujë në një atraksion turistik të njohur në veri të Haitit të shtunën, sipas autoriteteve dhe raporteve të medias në vendin e Karaibeve.
Sipas Jean-Henri Petit, kreu i mbrojtjes civile në departamentin e Veriut të Haitit, tragjedia ndodhi në Citadelle Laferrière, një fortesë e fillimit të shekullit të 19-të e ndërtuar menjëherë pasi Haiti fitoi pavarësinë nga Franca, e cila u dëmtua dhe shkaktoi tragjedinë.
Një numër i madh vizitorësh ishin mbledhur në fortesë, në komunën e Milos (veri), raportoi gazeta Le Nouvelliste. Shkak ishin edhe shtypjet mes vetë vizitorëve të shumtë, nga paniku, duke shkaktuar asfiksi fatale.
Kjo fortesë, pjesë e trashëgimisë botërore sipas listës së UNESCO-s, u ndërtua nga skllevërit e liruar dhe konsiderohet simbol i luftës haitiane për pavarësi.
Kryeministrja haitiane Alix Didier Fils-Aime shprehu “ngushëllimet e sinqerta” të qeverisë për familjet e viktimave – shumica e të cilëve ishin të rinj -, duke premtuar “solidaritet” në këto “momente trishtimi dhe vuajtjeje”, sipas një deklarate të publikuar në Facebook.
Autoritetet janë mobilizuar dhe janë në gatishmëri të lartë, shtoi ai. Ai u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë ndërsa një hetim për këtë tragjedi është duke u zhvilluar.
Haiti, vendi më i varfër në Hemisferën Perëndimore, është zhytur në një krizë shumëdimensionale – sigurie, politike, humanitare – për vite me radhë.
Gjithashtu ka pësuar goditje të rënda nga fatkeqësi të ndryshme, duke përfshirë shpërthime në rezervuarët e karburantit në vitet 2024 dhe 2021 – përkatësisht 24 dhe 90 të vdekur – si dhe nga tërmeti i fuqishëm në vitin 2021 me mbi 2,000 të vdekur dhe dëme të shumta.
Haiti 🇭🇹 – Drame – Citadelle Laferrière : capture d'une vidéo de l'ambiance à l'intérieur
— Radio Télé Patriarche 101.1 FM (@PatriarcheRadio) April 12, 2026
Ce samedi 11 avril 2026, un incident tragique est survenu à la Citadelle Laferrière, à Milot, lors d’une activité touristique et culturelle. Plusieurs jeunes auraient souffert de… pic.twitter.com/OEpHIKZjQB