KF Malisheva ka njoftuar sot zyrtarisht ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Elon Berisha, pas humbjes 2-1 ndaj Prishtina e Re.
Vendimi vjen në një moment delikat për skuadrën, e cila synon të reagojë shpejt pas rezultateve jo të kënaqshme në javët e fundit.
Sipas burimeve të Gazeta Express, drejtuesit e klubit tashmë kanë nisur lëvizjet për të gjetur zëvendësuesin e Berishës.
Në mesin e emrave të përfolur është Bylbyl Sokoli që së fundmi ka drejtuar KF Drenica dhe më herët ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në futbollin kosovar.
Zyrtarizimi i trajnerit të ri pritet të ndodhë në ditët në vijim, ndërsa Malisheva synon të stabilizojë ekipin dhe të rikthehet te rezultatet pozitive sa më shpejt. /GazetaExpress/