‘Krishti u ngjall’, dronët ndriçojnë qiellin e Dhërmiut për Pashkët ortodokse - Gazeta Express
string(74) "krishti-u-ngjall-dronet-ndricojne-qiellin-e-dhermiut-per-pashket-ortodokse"

Lajme

Gazeta Express

12/04/2026 11:04

‘Krishti u ngjall’, dronët ndriçojnë qiellin e Dhërmiut për Pashkët ortodokse

Lajme

Gazeta Express

12/04/2026 11:04

Në kishën e Shën Harallambit në Dhërmi është mbajtur mesha solemne për Ringjalljen e Krishtit, një ceremoni që tashmë është kthyer në traditë për banorët e këtij fshati.

Qytetarë të shumtë kanë përcjellë urime dhe kanë ndarë momente feste nga kisha e Dhërmiut, duke e bërë atmosferën edhe më të ngrohtë dhe festive.

Në momentin kur akrepat shënuan mesnatën, thirrja “Krishti u ngjall” u shoqërua me një atmosferë të veçantë festive, ku nuk munguan fishekzjarrët. Risi për këtë vit ishte edhe spektakli me dronë mbi qiellin e Dhërmiut, duke i dhënë festës një dimension modern dhe mbresëlënës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement