Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari në Mitrovicë, policia hap rastin “hetim mbi vdekjen” - Gazeta Express
string(83) "gjendet-pa-shenja-jete-48-vjecari-ne-mitrovice-policia-hap-rastin-hetim-mbi-vdekjen"

Lajme

Gazeta Express

12/04/2026 11:01

Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari në Mitrovicë, policia hap rastin “hetim mbi vdekjen”

Lajme

Gazeta Express

12/04/2026 11:01

Sot, rreth orës 05:30, Policia ne Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën ,,Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeçar.

Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës tha për Gazetën Express se “njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”.

Lidhur me rastin, Zahiti shtoi se “me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement