Shfaqja “Gërrdia”, me regji dhe tekst nga Astrit Kabashi, ishte një përjetim i jashtëzakonshëm artistik. Teksti i saj është i shkruar me shumë ndjenjë dhe ndjeshmëri, duke përcjellë një mesazh të thellë dhe reflektues.
Kastriot Saqipi
Gjatë shfaqjes, përjetova emocione të forta dhe mendova për mënyrën se si kjo vepër do të perceptohej nga të rinjtë deri në moshën 30 vjeç.
Besoj se pas kësaj moshe, çdo burrë nga Kosova gjen diçka nga vetja në këtë rrëfim një copëz të jetës së tij. Për këtë arsye, personalisht do t’i jepja edhe një titull tjetër: “Autobiografia e një burri kosovar”.
Një nga momentet më prekëse për mua ishte reflektimi mbi humbjen e nënës. Kuptova se, edhe në moshë të rritur, dhimbja e kësaj humbjeje mbetet po aq e thellë një ndjenjë jetimërie që shpesh nuk njihet apo nuk shprehet hapur, por që na shoqëron në heshtje si një plagë e brendshme.
Regjia u karakterizua nga disiplinë dhe pastërti artistike, ndërsa loja aktoriale ishte në një nivel të lartë profesional.
Çdo fjalë u artikulua qartë dhe me peshë, duke bërë që asnjë detaj të mos humbiste për publikun. Edhe në momentet pa dialog, veprimet skenike ishin aq të fuqishme sa në mendjen time krijonin një tekst paralel, duke e pasuruar edhe më tej përjetimin.
Një vlerësim i veçantë shkon për Majlinda dhe Rebeka për një aktrim bindës dhe shumë të ndjerë. P
o ashtu, Bujar dëshmoi edhe një herë aftësinë e tij për të përzgjedhur role dhe për t’i sjellë ato në skenë me delikatesë dhe mjeshtëri të rrallë.
Në fund, më mbetet të them se bindja ime se Astrit Kabashi është një artist i madh vetëm sa u përforcua edhe më shumë me këtë shfaqje.