Punësimet “me të njofshëm”? – Ardian Hoxha: 70% nuk dinë si të aplikojnë për punë - Gazeta Express
string(74) "punesimet-me-te-njofshem-ardian-hoxha-70-nuk-dine-si-te-aplikojne-per-pune"

TV/Film

Gazeta Express

11/04/2026 18:34

Punësimet “me të njofshëm”? – Ardian Hoxha: 70% nuk dinë si të aplikojnë për punë

TV/Film

Gazeta Express

11/04/2026 18:34

Sipërmarrësi Ardian Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në Televizioni T7, përballë moderatores Fortesa Shala, ku është diskutuar edhe për çështjen e punësimeve dhe sfidat e të rinjve në tregun e punës.

Duke folur për perceptimin e punësimeve “me të njofshëm”, Hoxha ka theksuar se një pjesë e madhe e problemit qëndron edhe tek mungesa e përgatitjes së vet kandidatëve.

Sipas tij, rreth 70% e njerëzve nuk dinë si të aplikojnë për një vend pune, duke mos ditur të prezantojnë veten, aftësitë dhe vlerën që mund t’i sjellin një kompanie.

Ai ka shtuar se të rinjtë duhet të fokusohen më shumë në zhvillimin personal dhe profesional, në mënyrë që të rrisin mundësitë e tyre për t’u punësuar. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement