Premier League ka sqaruar arsyen pse u akordua një penallti e diskutueshme për Arsenal në përballjen ndaj AFC Bournemouth.
Gjyqtari Michael Oliver sinjalizoi pikën e bardhë pas një prekjeje të topit me dorë nga Ryan Christie, ndërsa VAR e konfirmoi vendimin pas një rishikimi të shpejtë.
Ndeshja nisi me presion për vendasit në “Emirates Stadium”, pasi Bournemouth kaloi në avantazh në minutën e 17-të me golin e Junior Kroupi.
#ARSBOU – 34’
The referee’s call of penalty for handball was checked and confirmed by VAR – with it deemed that Christie’s arm was raised away from his body.— Premier League Match Centre (@PLMatchCentre) April 11, 2026
Momenti kyç erdhi në mesin e pjesës së parë, kur Oliver akordoi penallti për Arsenalin, duke vlerësuar se Christie preku topin me dorë brenda zonës. Vendimi shkaktoi protesta të menjëhershme nga lojtarët dhe stafi i Bournemouth, por pas rishikimit, VAR e mbështeti gjyqtarin.
Sipas shpjegimit zyrtar të Premier League, pozicioni i krahut të Christie ishte vendimtar: ai u konsiderua i panatyrshëm dhe i larguar nga trupi, çka përmbushi kriteret për faull me dorë. Liga theksoi se vendimi i gjyqtarit u kontrollua dhe u konfirmua nga VAR pikërisht për këtë arsye.
Viktor Gyökeres realizoi me qetësi penalltinë për barazimin 1-1. Megjithatë, Arsenal humbi disa raste në pjesën e dytë dhe u ndëshkua në minutën e 74-t, kur Alex Scott shënoi pas asistit të Evanilson, duke rikthyer epërsinë për mysafirët. “Topçinjtë” nuk arritën të barazonin dhe pësuan humbje 2-1 në shtëpi.

Kjo fitore e ngjit Bournemouth në gjysmën e sipërme të tabelës dhe forcon shpresat për një vend në garat evropiane, duke shënuar gjithashtu një rekord klubi me 12 ndeshje radhazi pa humbje në Premier League.
Nga ana tjetër, Mikel Arteta dhe skuadra e tij shohin të rrezikohet gara për titull: Arsenal mbetet në krye me 70 pikë nga 32 ndeshje, por diferenca me Manchester City është ngushtuar në vetëm nëntë pikë, ndërsa rivalët kanë dy ndeshje më pak dhe do të përballen me londinezët fundjavën e ardhshme. /GazetaExpress/