Abdixhiku për Vjosa Osmanin: Ishte kandidate e shkëlqyeshme për presidente, misioni im aktual bashkimi i së djathtës brenda LDK'së - Gazeta Express
string(127) "abdixhiku-per-vjosa-osmanin-ishte-kandidate-e-shkelqyeshme-per-presidente-misioni-im-aktual-bashkimi-i-se-djathtes-brenda-ldkse"

Lajme

Gazeta Express

11/04/2026 14:09

Abdixhiku për Vjosa Osmanin: Ishte kandidate e shkëlqyeshme për presidente, misioni im aktual bashkimi i së djathtës brenda LDK’së

Lajme

Gazeta Express

11/04/2026 14:09

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në bisedimet për Presidentin nuk kanë propozuar ndonjë emër e as nuk i është kërkuar një i tillë.

Abdixhiku tha se fokusin aktualisht e ka në “bashkimin e së djathtës” brenda partisë së tij.

“Dhe në këtë fazë jam shumë i interesuar, më tepër se gjithçka tjetër sidomos kur bëhet fjalë për mua, jo i dhënë pas pozitave, por shumë i interesuar të bëj bashkimin e djathtë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky është misioni primar sot”, iu tha sot gazetarëve Abdixhiku.

Më pas për emra të përveçëm për president, Abdixhiku veçoi ish-presidenten Vjosa Osmanin.

“Presidenti duhet të jetë një figurë unifikuese që e bën mirë politikën e jashtme dhe i hap dyert në tavolinat kryesore botërore, besoj që Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për këtë”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement