Prishtina e Re - Malisheva, ndeshja e vetme sot në Superligë - Gazeta Express
string(57) "prishtina-e-re-malisheva-ndeshja-e-vetme-sot-ne-superlige"

Futboll

Gazeta Express

11/04/2026 8:40

Prishtina e Re – Malisheva, ndeshja e vetme sot në Superligë

Futboll

Gazeta Express

11/04/2026 8:40

Sot nis java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku në program është vetëm një ndeshje.

Në Hajvali, Prishtina e Re do të përballet me Malishevën, shkruan Gazeta Express.

Skuadra vendase aktualisht renditet në vendin e fundit me 24 pikë dhe ka nevojë urgjente për rezultate pozitive për të dalë nga kjo situatë.

Në anën tjetër, Malisheva gjendet në vendin e pestë me 40 pikë, vetëm dy pikë larg vendit të tretë që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.

Ndeshja zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement