Gazetari shqiptar në SHBA: Engel i mbylli sytë përgjithmonë, por do të mbetet i pavdekshëm në kujtesën e shqiptarëve - Gazeta Express
string(114) "gazetari-shqiptar-ne-shba-engel-i-mbylli-syte-pergjithmone-por-do-te-mbetet-i-pavdekshem-ne-kujtesen-e-shqiptareve"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 22:14

Gazetari shqiptar në SHBA: Engel i mbylli sytë përgjithmonë, por do të mbetet i pavdekshëm në kujtesën e shqiptarëve

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 22:14

Gazetari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ruben Avxhiu, ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kongresistit amerikan, Eliot Engel, duke thënë se ky i fundit ishte miku më i ngushtë i shqiptarëve në Kongresin Amerikan.

Avxhiu ka thënë edhe se, Engel do të mbetet i pavdekshëm në kujtesën e popullit shqiptar.

Postimi:

Eliot Engel ishte miku më i ngushtë i shqiptarëve në Kongresin Amerikan dhe në Washington, ku shërbeu 32 vjet me radhë.

Ai mbylli sytë sot përgjithmonë, por do të mbetet i pavdekshëm në kujtesën e popullit shqiptar.

Një ambasador i vërtetë i Kosovës në SHBA, ai kontribuoi si rrallëkush për lirinë dhe pavarësinë e saj. Ishte një mbështetës i vendosur i demokracisë në Shqipëri dhe i të drejtave të shqiptarëve kudo që jetonin.

Ishte Anëtar krenar i Bordit të Nderit të gazetës “Illyria” dhe kishte miq të ngushtë në komunitetin shqiptaro-amerikan.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Advertisement
Advertisement
Advertisement