Vizitoi Shqipërinë një vit më parë, Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr pasaportën shqiptare - Gazeta Express
string(109) "vizitoi-shqiperine-nje-vit-me-pare-ish-kryetari-i-bashkise-se-nju-jorkut-eric-adams-merr-pasaporten-shqiptare"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 18:22

Vizitoi Shqipërinë një vit më parë, Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr pasaportën shqiptare

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 18:22

Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut është pajisur me pasaportë shqiptare.

Vendimi për t’i dhënë pasaportën shqiptare është miratuar me një dekret të veçantë nga Presidenti Bajram Begaj ditën e sotme.

Në dekret thuhet se bazuar në ligjin 113/2020, Eric Adams i jepet shtetësia shqiptare dhe ky dekret hyn menjëherë në fuqi dhe botohet në Fletoren Zyrtare dhe shtohet se Adams u pajis me pasaportë shqiptare me kërkesë të tij vetë.

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut ishte më parë për një vizitë në Shqipëri, në tetor të 2025 ku u takua dhe me kryeministrin Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement