Moderatorja ngacmon për shpenzimet e naftës së xhipave, deputeti i VV-së: Kurti i kishte refuzuar - Gazeta Express
string(95) "moderatorja-ngacmon-per-shpenzimet-e-naftes-se-xhipave-deputeti-i-vv-se-kurti-i-kishte-refuzuar"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 18:17

Moderatorja ngacmon për shpenzimet e naftës së xhipave, deputeti i VV-së: Kurti i kishte refuzuar

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 18:17

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka komentuar debatet lidhur me përdorimin e xhipave nga kryeministri.

Gjatë diskutimit, në emisionin “Kosova Live” në T7 moderatorja e emisionit ka ngritur çështjen e kostove të përdorimit të xhipave zyrtarë, duke e trajtuar edhe në formë ngacmimi pas rritjes së çmimeve të naftës.

Në përgjigje, Azemi ka theksuar se në fillimet e mandatit të tij si kryeministër, Kurti kishte refuzuar përdorimin e xhipave për një periud.

“Po e them këtu për herë të parë. Mund ta pyesni edhe Policinë, në fillim Kurti kishte refuzuar për një kohë të gjatë vetë xhipat, edhe si kryeministër”, ka deklaruar Azemi.

Ai shtoi se vendimet për përdorimin e automjeteve të sigurisë nuk i takojnë kryeministrit, por institucioneve përgjegjëse për sigurinë shtetërore.

“S’janë vendime që i merr kryeministri. Janë disa organe që merren ekskluzivisht me çështjen e sigurisë së të gjithë krerëve të shtetit”, u shpreh ai.

Për të parë intervistën e plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement