Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, ka komentuar ankesën e Barcelona drejtuar UEFA-s, pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League.
Barcelona paraqiti protestë zyrtare për vendimet e arbitrit rumun Stefan Kovacs, por Simeone e minimizoi situatën.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, ai u shpreh: “Jetojmë në Madrid dhe jemi mësuar me gjëra të tilla. Për ata që e kuptojnë futbollin, kjo është shumë e thjeshtë dhe nuk ndikon aspak te ne.”
Ai sqaroi gjithashtu se nuk ka bërë ankesa për presionin nga Real Madrid: “Nuk jam ankuar. Thjesht iu përgjigja një komenti për Barcelonën dhe thashë se jemi mësuar me situata të tilla në Madrid.”

Sa i përket gjendjes së portierit Jan Oblak, Simeone konfirmoi se ai ende nuk është gati për të udhëtuar me skuadrën, por shpreson që të rikthehet për ndeshjen e kthimit të martën.
Atlético tani fokusohet te përballja e radhës në La Liga ndaj Sevilla, përpara se të presë sërish Barcelonën në ndeshjen e kthimit.
Simeone foli edhe për situatën e Sevillas, që po lufton për mbijetesë, duke theksuar se është një situatë komplekse.
Ai kujtoi gjithashtu lidhjen e tij me klubin dhe qytetin, duke i falënderuar për mbështetjen ndër vite, por duke theksuar se objektivi i tij mbetet performanca maksimale e Atlético Madridit.
Aktualisht, Atlético renditet i katërti në La Liga me 57 pikë, ndërsa Sevilla mban vendin e 17-të me 31 pikë. /GazetaExpress/