Federata Italiane e Futbollit ka emëruar trajnerin e përfaqësueses U-21, Silvio Baldini, si drejtuesin e ri të kombëtares A, duke zëvendësuar Gennaro Gattuson.
Gattuso dha dorëheqjen pasi Italia dështoi të kualifikohej për Kupën e Botës 2026.
FIGC njoftoi gjithashtu se Baldini do të drejtojë “Azzurrët” në ndeshjet miqësore të muajit qershor kundër Greqisë dhe Luksemburgut.
Italia ka fituar tetë nga nëntë përballjet e mëparshme me Luksemburgun, ndërsa barazimi i vetëm (1-1) është regjistruar në një miqësore më 4 qershor 2014.
Silvio Baldini, coach of the Under-21s, will take charge of the First Team for their matches against Luxembourg and Greece on 3 and 7 June.#Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/vpfbjbHvOJ
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) April 10, 2026
Ndërkohë, ndaj Greqisë, Italia ka zhvilluar 11 ndeshje, duke arritur shtatë fitore, tre barazime dhe vetëm një humbje.
Përballja e fundit mes dy skuadrave u zhvillua më 12 tetor 2019 në “Stadio Olimpico”, ku përpara rreth 56 mijë tifozëve, Italia fitoi 2-0 me golat e Jorginhos dhe Bernardeschit. /GazetaExpress/