Real Madridi në aksion sonte, kërkon rikthimin në garë për titullin e La Ligas - Gazeta Express
string(77) "real-madridi-ne-aksion-sonte-kerkon-rikthimin-ne-gare-per-titullin-e-la-ligas"

Futboll

Gazeta Express

10/04/2026 15:37

Real Madridi në aksion sonte, kërkon rikthimin në garë për titullin e La Ligas

Futboll

Gazeta Express

10/04/2026 15:37

Real Madridi do të rikthehet në aksion sot në La Liga.

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, ndaj Mallorcas në kampionat dhe Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, “Los Blancos” e duan me çdo kusht rikthimin te fitoret.

Në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi do të ndeshet me Gironan me fillim nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.

Aktualisht, madrilenët gjenden në vendin e dytë me 69 pikë, shtatë më pak se Barcelona lidere.

Në anën tjetër, Girona është në pozitën e 12-të me 37 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement