Çitaku pas miratimit të Rezolutës: Uniteti është i mundur, ekspozita në shesh të jetë e fundit ku provohet të tjetërsohet historia - Gazeta Express
string(128) "citaku-pas-miratimit-te-rezolutes-uniteti-eshte-i-mundur-ekspozita-ne-shesh-te-jete-e-fundit-ku-provohet-te-tjetersohet-historia"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 14:51

Çitaku pas miratimit të Rezolutës: Uniteti është i mundur, ekspozita në shesh të jetë e fundit ku provohet të tjetërsohet historia

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 14:51

Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK, Vlora  Çitaku, pas miratimit të Rezolutës për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës, tha se uniteti është “i mundur dhe i domosdoshëm” kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën e popullit dhe tha se kjo u dëshmua me votimin unanim.

Kuvendi sot miratoi këtë rezolutë të propozuar nga PDK me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

:Sot, Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet politike dhe foli me një zë për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës. Falënderoj të gjithë deputetët që e mbështetën këtë rezolutë, duke dëshmuar përgjegjësi dhe respekt për sakrificën e popullit tonë. Me solemnitetin që kërkon kjo çështje, ky vendim duhet të shërbejë si standard për çdo trajtim të historisë sonë”.

Për ekspozitën e Shkëlzen Gashit e cila pati pasaktësi për masakrat gjatë luftës, Çitaku tha: “Ekspozita e fundit në shesh le të jetë hera e fundit që provohet të tjetërsohet e vërteta jonë historike”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement