Një menaxher shitjesh në një kompani të madhe italiane të armëve është arrestuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka pranuar fajësinë për eksport të paligjshëm të municioneve në Rusi, duke përdorur një rrjet kompanish për të anashkaluar kufizimet ligjore, shkruan Euronews.
Sipas Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, Manfred Gruber kishte blerë municione nga furnizues amerikanë dhe i kishte rieksportuar nga Italia në Kirgistan, duke shkelur licencat e Departamentit të Tregtisë që kërkonin që municionet të mbeteshin në Itali. Më pas, pjesa më e madhe e tyre përfundonte në Rusi.
Autoritetet thonë se mbi 540,000 dollarë (rreth 461,000 euro) municione amerikane u devijuan në këtë mënyrë.
Bashkëpunëtori i tij, Sergei Zharnovnikov nga Kirgistani, ishte dënuar më parë me 39 muaj burg për dërgimin e armëve dhe municioneve amerikane në Rusi.
Zyrtarët amerikanë thanë se ky veprim “ndihmoi në vazhdimin e luftës së përgjakshme” dhe theksuan se shkeljet e kontrollit të eksportit kanë pasoja të rënda ligjore dhe të sigurisë kombëtare.