Prishtina pret liderët e sektorit financiar: Kosova Finance Forum 2026, kryefjalë! - Gazeta Express
string(79) "prishtina-pret-lideret-e-sektorit-financiar-kosova-finance-forum-2026-kryefjale"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 14:17

Prishtina pret liderët e sektorit financiar: Kosova Finance Forum 2026, kryefjalë!

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 14:17

Kosova Finance Forum 2026 do të mbledhë më 27 dhe 28 prill në Prishtinë përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, politikëbërës dhe ekspertë të ekonomisë për të diskutuar zhvillimin e tregjeve financiare dhe mundësitë për mobilizimin e kapitalit në Ballkanin Perëndimor.

Edicioni i dytë i këtij forumi zhvillohet nën temën “Ndërtimi i besimit në tregjet financiare të Ballkanit Perëndimor”, duke adresuar një nga çështjet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të rajonit: krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për investime afatgjata dhe bashkëpunim rajonal.

Në edicionin e këtij viti pritet të marrin pjesë më shumë se 50 folës nga rajoni dhe nga arena ndërkombëtare financiare, duke sjellë perspektiva dhe përvoja të ndryshme mbi zhvillimin e tregjeve financiare dhe investimet në rajon.

Në mesin e folësve të konfirmuar janë përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë: Kristina Kanapinskaitė, Shefe e Divizionit për Kreditim në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Bankën Evropiane të Investimeve, Sebastian Sosa, Përfaqësues Rajonal Rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor, si dhe Amer Kapetanovic, Sekretar i Përgjithshëm i Regional Cooperation Council, pa lënë anash guvernatorë të bankave qendrore dhe ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e bërë këtë një nga takimet më të rëndësishme të dialogut zhvillimor në rajon.

Përmes këtij forumi, Kosova synon të luajë një rol më aktiv në avancimin e dialogut financiar në rajon dhe në krijimin e lidhjeve më të forta mes sektorit publik, institucioneve financiare dhe investitorëve ndërkombëtarë. Një sistem financiar i qëndrueshëm dhe i besueshëm krijon më shumë mundësi për bizneset dhe zhvillimin ekonomik, duke kontribuar drejtpërdrejt edhe në mirëqenien e qytetarëve.

Për të qenë pjesë e Kosova Finance Forum 2026, vizitoni webfaqen https://www.kosovabusinessforum.com. Numri i vendeve është i limituar!

Advertisement
Advertisement
Advertisement