Drejtuesit e Fenway Sports Group vazhdojnë të mbështesin trajnerin Arne Slot për të udhëhequr Liverpool FC edhe në sezonin e ardhshëm, pavarësisht formës së dobët të skuadrës dhe rrezikut të madh për të mos mbrojtur titullin në Premierligë.
Sipas raportimit të “The Telegraph”, pronarët amerikanë të klubit mbeten të bindur se tekniku holandez është njeriu i duhur për projektin afatgjatë, edhe pse rezultatet e fundit kanë ngritur pikëpyetje mbi ecurinë e ekipit.
Liverpool po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, ku paraqitjet jo të qëndrueshme kanë vënë në dyshim objektivat e klubit. Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk duket se kanë ndërmend të bëjnë ndryshime në pankinë.
Besimi i Fenway Sports Group tek Slot lidhet me vizionin afatgjatë dhe procesin e rindërtimit të skuadrës, i cili kërkon kohë dhe stabilitet. Ata e shohin trajnerin si figurë kyçe për rikthimin e ekipit në nivelin më të lartë konkurrues.
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...