“Ka më shumë zhurmë, jo pa qëllim është aty ku është sot”
Mr. Elvis ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up” ku ka folur për këngën e tij më të re dedikuar “Big Brother VIP 5”. Gjithashtu ai ka komentuar edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ai u shpreh se si fitues të këtij edicioni të pestë shikon Mirin, pasi e ka edhe mik. Ndërkohë sipas tij finalistët e tjerë janë Brikena dhe Rogerti.
Pjesë nga intervista:
Kush mendon që del në finale? Kush janë katër finalistët? Selin e ka zënë vendin e saj. Kush janë tre të tjerët?
Miri. Besoj Brikena, duhet për imazh
Dhe i fundit, Mateo ose Rogerti?
Them Rogerti se ka më shumë zhurmë, jo pa qëllim është aty ku është sot. Ai hyri vonë se po të kishte hyrë më herët do të kishte bërë shumë zhurmë. Pavarësish se njerëzit e kritikojnë më së shumti, por arriti dhe tani ka ndryshuar pak lojën.
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...