FC Feronikeli 74 ka zyrtarizuar ndryshime të rëndësishme në strukturën drejtuese, pas mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të klubit.
Në këtë takim, anëtarët e klubit vendosën unanimisht për zgjedhjen e Alban Veseli në postin e Presidentit. Po ashtu, pjesë e strukturës së re drejtuese do të jenë edhe Lapidar Lladrovci si Drejtor Sportiv dhe Argjend Bardhi në rolin e Menaxherit.
Pas marrjes së detyrës, presidenti i ri Veseli ka falënderuar anëtarët e kuvendit për besimin e dhënë, duke theksuar përgjegjësinë dhe privilegjin për të drejtuar klubin nga Drenasi.
“Jam i privilegjuar të menaxhoj një klub siç është FC Feronikeli 74. Po ashtu, jam i nderuar që në klub gjeta bashkëpunëtorë me energji të jashtëzakonshme për angazhim dhe punë. Së bashku do të punojmë fuqishëm që FC Feronikeli 74 në vitet e ardhshme të jetë ndër klubet më të organizuara dhe kështu ta bëjmë krenar qytetin e Drenasit, e pse jo edhe gjithë Kosovën. Fokusi ynë primar do të jetë gjithashtu zhvillimi i akademisë, duke krijuar kushte sa më të mira për talentët e rinj që do të vijnë”, u shpreh Veseli.
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...