Kreu i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë e roli i UNMIK-ut duhet të forcohet edhe më tej, duke kritikuar zërat që kërkojnë shuarjen e këtij misioni.
“Roli i UNMIK-ut duhet të forcohet”, ka thënë Gjuriq.
Tutje ai ka folur edhe për gjendjen e serbëve të Kosovë, duke thënë se nën qeverisjen e Albin Kurtit ata po cilësohen si “të tjerët” dhe sipas tij, OKB s’duhet t heshtë.
“Serbët nën qeverisjen e Albin Kurtit indetifikohen si të tjerët. OKB s’duhet të heshtë”, ka shtuar ai.
“Ajo që ndodh në Kosovë sot është cështje e përgjegjësisë së përbashkët në provën e kredibilitetit të rendit ndërkombëtar. Faktet janë shqetësusese”, ka shtuar Gjuriq pa ofruar asnjë provë e argument.
Ai tutje ka folur edhe për “eksod” të serbëve nga Kosova që duhet të ndalet.
Gjuriq ka kërkuar edhe themelimin e Asociacionit./Express/

Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...