“Shkoi me shoqen time të ngushtë”, telashe për Romarion, e lë e dashura 35 vjet më e re - Gazeta Express
string(83) "shkoi-me-shoqen-time-te-ngushte-telashe-per-romarion-e-le-e-dashura-35-vjet-me-e-re"

Sport

Gazeta Express

09/04/2026 15:58

“Shkoi me shoqen time të ngushtë”, telashe për Romarion, e lë e dashura 35 vjet më e re

Sport

Gazeta Express

09/04/2026 15:58

Legjenda braziliane e futbollit, Romario, është ndarë nga e dashura e tij pas akuzave për tradhti me mikeshën e saj.

60-vjeçari po dilte me studenten e stomatologjisë, Tiffany Barcelos, e cila është 35 vite më e re se ikona e futbollit.

Sipas mediave, Romario besohet se ka tradhtuar atë me Barbara Cavalcanti, pjesë e rrethit të ngushtë të Tiffanyt.

Pas zbulimit të tradhtisë, Tiffany është ndarë menjëherë nga Romario.

Situata u intensifikua pasi Romario u shfaq në Fernando de Noronha, një destinacion turistik në Brazil, bashkë me Barbarën, ku u fotografuan së bashku me një grup miqsh, shkruan tch.

Romanca mes Romarios dhe Tiffanyt, e cila zgjati rreth tre muaj, përfshiu edhe udhëtime në vende si Buenos Aires.

Advertisement
Advertisement
Advertisement