Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar për takimet që zhvilloi në Serbi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryenegociatorin Petar Petkoviq.
Sorensen tha se me ta “pati takime të mira” dhe se ka folur për çështjet e dialogut, si dhe për zbatimin e Ligjit për të Huajt.
“Duke çuar përpara diskutimet mbi çështjet kyçe të dialogut dhe duke shqyrtuar progresin në zbatimin e Ligjit për të Huajt. U dakorduam për nevojën që të mbetemi të angazhuar dhe të punojmë së bashku për përfitime konkrete për të gjithë”, shkroi ai.
Për këtë takim më herët njoftoi edhe Vuçiq, i cili tha se ka folur për “pozitën e serbëve në Kosovë” dhe se ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Express/
Good meetings with @predsednikrs @avucic and Chief Negotiator @PetkovicPetar advancing discussions on key Dialogue issues and reviewing progress on implementing the Law on Foreigners. Agreed on the need to stay engaged and work together for concrete benefits for all. pic.twitter.com/fGASKsPmtu
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) April 9, 2026
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...