Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar në mënyrë indirekte ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke përdorur një thënie të njohur të Napoleon Bonaparte.
“Në politikë, budallallëku nuk është pengesë”, ishte mesazhi i shpërndarë nga ambasadori Meidani, një deklaratë që vjen pas debatit të djeshëm në Parlament, ku zëvendëskryeministri Nikollovski përmendi sërish arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Edhe pse nuk ka pasur një reagim të drejtpërdrejtë, mesazhi i ambasadorit është interpretuar si një koment ndaj diskursit politik dhe mënyrës se si trajtohen çështjet që lidhen me Shqipërinë dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Dje, në Parlament pati debat të ashpër midis deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, pasi akuzuan Nikollovskin se po kontribuon në përkeqësimin e fqinjësisë së mirë me Shqipërinë dhe po përzihet në punët e brendshme të një shteti fqinj.
Në ndërkohë, nuk është hera e parë që ambasadori Meidani përdor citate të figurave historike për të përcjellë mesazhe politike. Në disa raste, ai ka zgjedhur thënie të ndryshme për të reaguar ndaj zhvillimeve politike, si për çështje që lidhen me politikën shqiptare, ashtu edhe për temat që prekin arritjet dhe pozitën e shqiptarëve në vend.

tag_katrorimaqedoni_2
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...