Bajrami: Kur u raportua mbyllja e Hormuzit u rrit çmimi i naftës në Kosovë, kur ra dje mbeti i njëjtë, po tolerohet nga Qeveria - Gazeta Express
string(124) "bajrami-kur-u-raportua-mbyllja-e-hormuzit-u-rrit-cmimi-i-naftes-ne-kosove-kur-ra-dje-mbeti-i-njejte-po-tolerohet-nga-qeveria"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 14:55

Bajrami: Kur u raportua mbyllja e Hormuzit u rrit çmimi i naftës në Kosovë, kur ra dje mbeti i njëjtë, po tolerohet nga Qeveria

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 14:55

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e përshkroi si absurde atë që po ndodh me çmimin e naftës në Kosovë. Ajo thotë se kur u dhanë lajmet për mbylljen e ngushticës së Hormuzit u rrit çmimi menjëherë në Kosovë, ndërsa dje kur çmimi i naftës ra në bursa ndërkombëtare si pasojë e arritjes së armëpushimit SHBA-Iran, çmimi në Kosovë s’ndryshoi.

“Në momentin që u raportua për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, çmimet në Kosovë u rritën menjëherë, por kur situata dje u qetësua dhe çmimet ranë në bursë, tek ne mbetën të njëjtat. Pra, për t’u rritur çmimi mjafton një lajm por për t’u ulur, duhet ‘kohë’. Kjo nuk është logjikë tregu, ky është abuzim ndaj qytetarëve”.

Për këtë Bajrami e bëri fajtore Qeverinë, masat e së cilës për vendosjen e tavanit të çmimit i kritikoi.

“E vërteta është që kjo situatë po tolerohet nga Qeveria, e cila në vend që të mbrojë qytetarët, po e shfrytëzon krizën për të mbushur buxhetin. Kemi thënë vazhdimisht: kjo nuk zgjidhet me marzha e çmime tavan që nuk kontrollohen dot. Problemi është shumë më i thellë: mungesë vullneti për të ulur taksat, mungesë menaxhimi dhe mungesë analizë të të dhënave. Sot, nuk ka as të dhëna bazike: Sa naftë ka në tregun vendor kur rriten çmimet? Me çfarë çmimi është importuar dhe a po shitet më shtrenjtë?”.

Bajrami tha se nëse çmimi lëviz në bursë, Qeveria duhet të dijë saktësisht se sa është stoku i naftës dhe me çfarë çmimi është blerë.

Ky informacion, thotë ajo, ekziston në Doganë, por nuk përdoret nga Qeveria.

“Kjo do të thotë se vendimet nuk bazohen në të dhëna, por në reagime të vonuara dhe selektive. Ndërkohë që Qeveria vendos marzhat dhe garanton fitimin për tregtarë, refuzon të ulë TVSH-në dhe akcizën, dy komponentët kryesorë të çmimit. Sa më i lartë çmimi, aq më shumë para mbledh shteti. Sot, për çdo litër naftë, buxheti merr 13–15 cent më shumë taksa sesa para krizës. Ky është ‘fitimi’ i Qeverisë nga kriza”.

Më pas, ajo propozoi disa masa për të cilat tha se janë të mundshme në këtë situatë.

– Raportim ditor për stokun dhe çmimin e importit,

– Reflektim real i çmimeve në kohë, jo abuzim me stokun e vjetër,

– Ulje e TVSH-së dhe akcizës

“Nafta është burim inflacioni. Nëse nuk e stabilizon çmimin e saj menjëherë, çdo ndihmë pas inflacionit vetëm e ushqen këtë të fundit. Po një gjë duhet të dihet qartë se problemi nuk është mungesa e mjeteve për reagim, problemi është mungesa e vullnetit”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement