Tentoi të mbytej në liqen, kalimtarët shpëtojnë 69-vjeçaren në Pogradec - Gazeta Express
string(70) "tentoi-te-mbytej-ne-liqen-kalimtaret-shpetojne-69-vjecaren-ne-pogradec"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 14:22

Tentoi të mbytej në liqen, kalimtarët shpëtojnë 69-vjeçaren në Pogradec

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 14:22

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Pogradec ku një 69-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës.

Sipas informacioneve, në lagjen nr. 1, shtetasja me inicialet Sh. H., banuese në fshatin Starovë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar të mbytet në liqen. Ajo është shpëtuar në kohë nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për ta nxjerrë nga uji.

E moshuara ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pogradecit dhe më pas është larguar drejt banesës së saj.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./BalkanWeb/

Advertisement
Advertisement
Advertisement