Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione - Gazeta Express
string(115) "largime-nga-puna-ne-palestren-sportive-ne-mitrovicen-e-veriut-armend-sejdiu-spastrim-etnik-nisi-me-sulme-e-presione"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 14:49

Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 14:49

Pesë punëtorë shqiptarë janë pushuar dje nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut dhe po ankohen për pasojat që solli ndryshimi i qeverisjes atje në përfaqësimin dhe përfshirjen e komunitetit shqiptar në institucionet publike.

Armend Sejdiu, që ishte koordinator i punëve teknike aty, e quan “spastrim etnik” shkarkimin e përnjëhershëm që iu bë atij dhe katër punëtorëve të tjerë shqiptarë.

Ai tha sot në “Kosova Live” në T7 se “me ardhjen e tyre në pushtet kanë nisë disa sulme ndaj nesh”, duke iu referuar udhëheqjes së re serbe në Komunë.

“Së pari në ndërrim të orarit. E kemi pasë orarin prej 8 deri në 10, na e kanë bë prej 7 deri në 11 të natës. Na e kanë bë 7 ditë të javës me punu, kinse salla gjithqysh duhet me qenë e hapur”, tha ai.

Sejdiu tha se janë përballur me “një lloj presioni” dhe me “vërejtje me gojë”, por asgjë me shkrim.

Ai foli për një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Vladimir Simiq, i cili ua ka kumtuar vendimin për largim nga puna.

“Në mbledhje i thashë nuk është në rregull të pestit me na heq menjëherë prej punës. Duhet me pasë një shkresë, një ankesë ku bazohesh”, tha ai.

Sejdiu tha se do t’i ndjekin rrugët ligjore për t’u ankuar për këtë mënyrë largimi nga puna.

“Kjo fund e krye është spastrim etnik”, tha ai.

Në palestrën sportive, Sejdiu tha se së fundmi është rikthyer logoja me mbishkrim në cirilik dhe me ngjyrat e flamurit serb. Gjithashtu, mbishkrimet brenda hapësirave të objektit janë kthyer vetëm në cirilik dhe në anglisht, ndërsa ato në gjuhën shqipe janë larguar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement