Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të historisë sonë, lufta jonë ishte e drejtë - Gazeta Express
string(97) "beteja-e-koshares-haxhiu-nder-betejat-me-te-lavdishme-te-historise-sone-lufta-jone-ishte-e-drejte"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 13:26

Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të historisë sonë, lufta jonë ishte e drejtë

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 13:26

U.D. Presidentja Kosovës, Albulena Haxhiu, në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes 2026”, në Koshare tha se lufta jonë për liri ishte e drejtë.

Haxhiu tha se 27 vite më parë njësitë e UÇK-së u nisën drejt vijës kufitare, derisa e thyen kufirin që ishte vendosur një shekull më parë padrejtësisht mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo shtoi se në vijën e parë të fronit kur kufiri u thye ishte Agim Ramadani.

“Mëngjesi i 9 prillit 27 vjet më parë nisi herët në Koshare. Njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u nisën drejt vijës kufitare, terreni ishte i vështirë dhe përballja filloi që në orët e para. Sypatrembur dhe plot guxim ushtarët tonë avancuan hap pas hapi derisa e thyen kufirin Shqipëri-Kosovë të vendosur padrejtësisht pothuajse një shekull më parë, kufirin që i kishte ndarë shqiptarët që nga viti 1913…Ai kishte udhëhequr sulmin që nga dita e parë. Ishte në vijën e parë të frontit kur kufiri u thye. Rënia e tij ishte humbje e madhe për Kosovën por në të njëjtën kohë u bë forcë për ushtarët e tij të cilët e quan deri në fund amanetin e tij për ta hequr kufirin që ndante atë kohë andej-këndej drinit”, ka thënë ajo.

Haxhiu, shtoi se lufta për liri ishte e drejtë, ndaj pati jehonë aq të madhe dhe të gjerë saqë mori edhe përkrahje nga e gjithë bota demokratike.

“Kjo dëshmon që lufta jonë për liri ishte e drejtë, ndaj pati jehonë aq të madhe dhe të gjerë saqë mori edhe përkrahje nga e gjithë bota demokratike. Në betejën e Koshares 114 luftëtarë të UÇK-së u vranë dhe mbi 380 u plagosën. Këta luftëtarë që ia mësyn Koshares atë pranverë e dinin mirë se ku po hynin, e dinin që kthimi nuk ishte i sigurtë, por për liri hyn, për liri ranë dhe lirinë  e sollën. Ndaj, beteja e Koshares është ndër betejat më të lavdishme të historisë sonë moderne. Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi këtë guxim, mbi vendime të marra në kushte thellësisht të rrezikshme dhe mbi sakrificë brezash të tërë”, tha Haxhiu.

Manifestimi qendror “Ditët e Shqipes 2026”, është organizuar nën patronatin e u.d Presidentes Albulena Haxhiu në bashkëpunim me Shoqatën e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”. /eo

Advertisement
Advertisement
Advertisement