Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Prizren për vjedhje.
Nga Policia bëhet e ditur se i arrestuari, M.G , dyshohet se është përfshirë në raste të vjedhjes, dhe, vjedhjes së rëndë, dhe se gjatë ndalimit të tij, në trup i është gjetur kokainë, përcjell Gazeta Express.
‘’ Lidhur me rastin, në koordinim me prokurorin kujdestar, është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që ndërlidhen me rastet në fjalë. I dyshuari, gjatë intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka kryer disa vjedhje në markete dhe vetura. Ndaj tij, me vendim të prokurorit kujdestar, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë’’, thuhet në njoftimin e Policisë.
Postimi:
Në Prizren arrestohet një i dyshuar për vjedhje, i njëjti pranon së paku 5 raste të vjedhjes
Pas një pune operative-hetimore në terren dhe grumbullimit të dëshmive, sot më datë 08.04.2026, hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin M.G., i cili dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale, si: “Vjedhja” dhe “Vjedhja e rëndë”.
Gjatë ndalimit të tij nga hetuesit policorë, në trupin e të dyshuarit, është gjetur një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.
Lidhur me rastin, në koordinim me prokurorin kujdestar, është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që ndërlidhen me rastet në fjalë.
I dyshuari, gjatë intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka kryer disa vjedhje në markete dhe vetura. Ndaj tij, me vendim të prokurorit kujdestar, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Policia po punon me përkushtim në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në veprat penale të vjedhjes.
Gjithashtu, ju rikujtojmë se po sot, në orët e hershme të mëngjesit, policia ka arritur të arrestojë në flagrancë tre të dyshuar në një rast të vjedhjes së rëndë. Të dyshuarve u është sekuestruar një sasi e bizhuterive të arit të vjedhura, si dhe një automjet i përdorur në kryerjen e veprës.
Pas përfundimit të procedurave, stolitë e arit i janë kthyer pronarit të ligjshëm, ndërsa tre të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë.
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...